Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Hamleti dyshues apo Don Kishoti i marrë?

$
0
0

Në historinë e letërsisë botërore dhe veprave të mëdha ekziston pothuajse gjithmonë një dyshe personazhesh shumë të afërt që përveçse ndajnë një miqësi shumë të ngushtë mes tyre, në fakt ndihmojnë dhe njëri-tjetrin për të kuptuar realitetin.

Kështu p.sh tek kryevepra e Servantesit “Don Kishoti i Mançës”, të sjellë aq mjeshtërisht nga Noli dhe Petro Zheji në shqip, marrëzive kalorësiake dhe fluturimeve në fantazi të Don Kishotit i duhet serioziteti dhe pafajësia e Sanços për ta rikthyer atë sërish me këmbë në tokë.

Por jo gjithmonë dyshet e famshme në letërsi janë përcjellë nëpërmjet këtij portretizimi, sepse tek tragjedia “Hamlet” e Shekspirit kemi dhe Horatin, shokun e ngushtë të Hamletit, i cili për hir të miqësisë i beson të gjitha halucinacionet e këtij të fundit për sa i përket fantazmës së babait të vdekur.

Ky fakt sigurisht që nuk e rrëzon mënyrën e portretizimit të personazheve nëpërmjet përfaqësimit të vlerave të kundërta, që besoj për një periudhë të gjatë, ndoshta që nga fillimi i shoqërisë njerëzore ka qenë në themel të shprehjes së mendimit filozofik të botës, sepse nëse e besojmë si të vërtetë aksiomën se “letërsia është një pasqyrim i shpirtit njerëzor” atëherë nuk duhet të çuditemi që brenda veprave të ndryshme letrare kemi pasqyrime të ndryshme të miqësive dhe ndjenjave njerëzore.

Por edhe pse raste si ky i miqësisë së Horatit dhe Hamletit mund të jenë të shumtë në vepra të tjera në letërsinë botërore, gjithsesi mënyra e portretizimit nëpërmjet dy realiteteve ku njëri i korrespondon atij imagjinar e fluturak të Don Kishotit dhe tjetri që i korrespondon atij “esëll” dhe të vërtetë të Sanços është mënyra që gjerësisht është shtrirë gjithandej dhe në fusha të tjera të jetës dhe shkencës.

Kështu p.sh me të drejtë shkenca të ndryshme i gjejmë të emërtuara në emra dyshe të përbërë si gjeo-strategjia, astro-fizika, etj., ku jo domosdoshmërisht ato i nënshtrohen këtij gjykimi, por që gjithsesi në thelb ato përmbajnë diçka nga kundërvënia e famshme. Një çift që ndoshta i përshtatet më shumë përfaqësimit të dy realiteteve të ndryshme është marrëdhënia midis politikës dhe ekonomisë në demokracitë në zhvillim.

Shembulli i miqësisë së Hamletit dhe Horatit për të zbuluar të keqen në mbretërinë e tyre të kalbur, mund t’ju shërbejë më mirë palëve sesa vazhdimi i kundërshtive mes idealizmit fisnik të Don Kishotit dhe pragmatizmit realist të Sanço Pancës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>