Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e nëntëfishtë në Turqi

$
0
0

Një agjenci e lajmeve e lidhur me grupin Shteti Islamik tha se luftëtarët e tij qëndrojnë prapa një sulmi me bombë nga i cili u vranë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë në juglindje të Turqisë, thonë vëzhguesit e SHBA-së.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik detonuan një makinë të mbushur me mjete shpërthyese të parkuar përballë selisë së policisë turke në Diyarbakir në juglindje të Turqisë”, citoi Grupi i Inteligjencës SITE njoftimin e agjencisë së lajmeve Amaq të afërt me IS-in.

Autoritetet turke kanë akuzuar Partinë e jashtëligjshme Kurde të Punës për shpërthimin në Diyarbakir, qytetin kryesor turk të shumicës kurde.

Në një porosi në audio të publikuar më heret gjatë javës, udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi theu heshtjen një vjeçare duke bërë thirrje për sulme kundër Turqisë dhe iu bëri thirrje luftëtarëve të tij që t’i rezistojnë trupave irakiane që po provojnë të rimarrin qytetin e Mosulit, bastion i IS-it.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>