Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Prinë Berisha me “llajka” në Facebook, Isa Mustafa i fundit

$
0
0

Sali Berisha, Edi Rama, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, është kjo top-pesëshja e liderëve politikë shqiptarë, për nga numri i ndjekësve në rrjetet sociale.

Politikani karizmatik, ish-kryeminsitri dhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dominon rrjetet sociale të politikanëve shqiptarë, me mbi një milion ndjekës në faqen e tij në Facebook, transmeton RTK.

Menjëherë pas tij radhitet kryeministri akual shqiptar, Edi Rama, kurse ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, mban vendin e tretë për pëlqyeshmëri në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës së Kosovës dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi është i katërti me radhë, i pasuar nga ish-kryeministri tjetër i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas tij renditet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kurse kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është i fundit në këtë renditje, ndërkohë që ish-lideri i partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti, mbetet i parafundit me numrin e ndjekësve në faqen e tij në Facebook.

Vlen të sqarohet se profili apo faqja e kryeministrit Mustafa është rihapur para disa muajsh, pasi që kohë më parë, siç ka thënë ai, e ka mbyllur atë, pasi që, sipas tij, ka qenë e “abuzuar” me disa postime të bëra pa lejen e tij, kurse i paverifikuar është edhe profili apo faqja e ish-kreut të VV-së, Albin Kurtit, i cili në publik është deklaruar se nuk ka ndonjë faqe zyrtare që mbahet nga ai, në Facebook dhe në asnjë rrjet tjetër social.

Duhet theksuar edhe se në këtë “garë”, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është kyçur më vonë, vetëm pasi që është zgjedhur, kohë më parë, në krye të partisë së tij dhe në krye të Kuvendit të Kosovës.

E paverifikuar është edhe faqja apo profili i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili nuk mund të “krenohet” edhe aq me numrin e ndjekësve që ka.

Renditja e liderëve më të ndjekur politikë shqiptarë, sipas numrit të ndjekësve që kanë në rrjetin social Facebook, është kjo:

Sali Berisha – 1 040 051 ndjekës

Edi Rama – 999 439

Behgjet Pacolli – 457 357

Hashim Thaçi – 321 774

Ramush Haradinaj – 88 996

Kadri Veseli – 79 431

Fatmir Limaj – 74 572

Ali Ahmeti – 68 458

Menduh Thaçi – 50 588

Bujar Nishani – 40 792

Albin Kurti – 26 367 dhe

Isa Mustafa – 23 534 ndjekës.

Numri i ndjekësve që figuron në faqen/profilin e secilit prej liderëve politikë shqiptarë, të përfshirë në këtë renditje, sipas rtk-së, mban numrin ekzistues të ndjekësve deri në momentin kur është bërë ky pasqyrim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>