Një 61 vjeçare, laborante në spitalin e Burrelit është gjetur pa shenja jete nga kolegët e saj gjatë orarit të punës.
Policia tha se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete E.T., 61 vjeçe, banuese në Burrel.
Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenjadhune.
Gjatë kqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor, shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”./albeu