Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912

Në Kuvend pritet riaktualizimi i Rezolutës për gjenocidin serb

$
0
0

Kuvendi i Kosovës kishte dështuar dy herë të kalonte në Kuvend rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Një herë në marsin e 2015-s kishte dështuar iniciativa e PDK-së, ndërsa më 3 gusht në ditën kur votohej Gjykata Speciale dështoi t’i merrte votat iniciativa e opozitës, raporton KTV.

E dëshpëruar me këtë fakt, iniciativën e vazhdoi deputetja e PDK-së, Flora Brovina, por që edhe sot ende kjo çështje nuk është diskutuar në Kryesi për t’u bërë pikë e rendit të ditës në një nga seancat plenare.

Mbështetje sërish do t’i japë AAK-ja. Megjithëse nuk besojnë në zbatimin e rezolutës, siç ndodh me të gjitha rezolutat e Kuvendit.

Por, Brovina thotë se rezoluta duhet të jetë më shumë se një ligj, ashtu siç respektohen në Evropë e botë.

Hashim Thaçi sa ishte ministër i Punëve të Jashtme kishte paralajmëruar ndaj Serbisë padi për gjenocid, por kjo çështje mbeti vetëm në nivelin deklarativ.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>