Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912

Drenasit protestuan kundër vendimit për “Drenica 2” [foto]

$
0
0

Sot më Drenas u mbajt protesta e qytetarëve kundër konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit për pjesëtarët e grupit “Drenica 2”, raporton KTV.

Në këtë protestë, Xheme Binaku nga Kuvendi Komunal i Drenasit tha se ata u dënuan pa asnjë bazë. Gjykata e apelit ishte diskriminues dhe mori këtë vendim të pa drejtë për njerëzit më të mirë të luftës.

Komuna e Drenasit e mbështet dhe beson në pafajësinë e kreut dhe ushtarëve të UÇK-së duke besuar se Gjykata Supreme do ta hedhë poshtë këtë pa drejtësi, përfundoi ai .

Ndërsa Enver Hajdari- kryetar i veteraneve të Drenasit ka thënë se, “kjo është revolta jonë, dhe ne nuk e pranojmë të barazohemi me kriminelin”.

“Burgosjet e tilla janë të pa drejta dhe janë turp , janë akuza të dirigjuara nga Beogradi dhe të zbatuara nga disa gjyqtarë. Vendimi i apelit është idiotesk. Kjo situatë e pa matur e çon vendin në destabilizim andaj kontrollojeni sepse ne nuk do të lejojmë të shkatërrojnë luftën. Ne do t’i mbrojmë këto vlera siç e bëmë luftën”, ka thënë ai.

Përfundoi tubimi duke u bërë thirrje se nëse nuk mbrohen vlerat protestat do të radikalizohen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>