Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912

Fiton Llapi

$
0
0

Llapi ka arritur të marrë tri pikë të plota me një fitore minimale ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 11-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Që të dy ekipet në pjesën e parë nuk patën raste të mira shënimi.

Ishte minuta e 37 kur Berbatovci u gjend përballë me portierin mysafir, por që gjuajtja e tij shkoj huq. Në këtë pjesë edhe ekipi mysafir kishte një shans ku në minutën e 41 Arifaj nuk shënon edhe pse u gjet para Ademit, i cili mbrojti këtë gjuajtje, shkruan Llapi.info.

Edhe pjesa e dytë filloi me tempo të njëjtë. Së pari Llapi e pastaj Drenica rrezikuan njëra tjetrën por goli sërish mungoi deri në minutën e 75 kur Hamdi Namani me një gjuajtje të bukur nga 25 metra mposhti portierin mysafir.

Me këtë fitore Llapi ka grumbulluar 22 pikë në vend të 4-të.

Përballja Llapi- Drenica, e paraparë që të luhej në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, u zhvillua në Merdarë./Llapi.info


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>