Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka mbështetur vendimin e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha për suspendimin e zyrtarëve korrektue stë cilët po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“E mirëpres suspendimin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humbas besimin në drejtësi”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klan Kosova.