Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

“Namibia, për Kosovën, do të veprojë si Serbia”

$
0
0

Shefja e diplomacisë namibiane Nnetumbo Nandi-Ndaitwah ka thënë se “Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”, transmeton Koha.net.

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq është takuar me nënkryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Namibisë Nnetumbo Nandi-Ndaitwah.

Nikoliq me këtë rast ka folur për Kosovën: “Nëse pesë vende të BE-së nuk kanë kurrfarë pasojash që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, pse Serbia të vuajë pasoja që nuk mund ta njohë pavarësinë?”, thënë ai.

Siç njofton gazeta “veçernje novosti” e Beogradit, kryetar serb e ka falënderuar Namibinë për mosnjohje të Kosovës.

Ndaitwah ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë përkrahjen e zgjidhjes së “problemit” të Kosovës me rrugë paqësore përmes dialogut dhe ka shtuar se “Namibia, pa marrë para sysh presionet, nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Beogradi të mos pajtohet me Prishtinën”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>