Vendimi për t’u larguar nga Barcelona nuk mund të jetë i lehtë për secilin futbollist, por Claudio Bravo e ka bërë atë.
Kiliani u largua në verë nga Camp Nou për t’u bashkuar me Pep Guardiolan te Manchester City, të cilët të mërkurën rikthehen në Camp Nou për t’u përballur me Barcelonën, transmeton Koha.net.
Bravo në një intervistë për Marca ka thënë se është shumë i motivuar që do të përballet kundër Leo Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit, të cilët ndryshe njihen edhe si ‘MSN’.
“Të luaj kundër tyre është një privilegj, sepse ata janë lojtarë të shkëlqyer. Është shumë motivuese të luash kundër MSN, por Barcelona dhe City janë ekipe me stil të ngjashëm të lojës, dhe të dyja kanë armët e tyre që ta fitojnë ndeshjen”, ka thënë Bravo.
Ai gjithashtu ka thënë se e vetmja mënyrë për ta ndalur Messin është që ekipi të luajë shumë mirë, me intensitet të lartë.