Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Duterte, thotë se nuk i plas fare për të drejtat e njeriut

$
0
0

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nuk i plas fare për të drejtat e njeriut, gjersa i ka mohuar vrasjet e civilëve të pafajshëm dhe fëmijëve të luftën e tij brutale kundër drogës.

Më shumë se 3.500 janë vrarë në 100 ditët e para të Presidencës së Dutertes, transmeton Express.

Por, mbikëqyrësit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se shumë nga të vdekurit janë njerëz të pafajshëm.

Në një intervistë me “Al Jazeera”, Duterte ka pohuar se nuk është krim t’i kërcënosh me vrasje tre milionë drogaxhinj, për të cilët thotë se janë në Filipine.

“Ju e shkatërroni vendin tim, do t’ju vras”, ka thënë ai.

“Është e ligjshme. Nëse ju i shkatërroni fëmijët tanë, do t’ju vras”, ka thënë ai.

Ai ka këmbëngulur se nuk është gabim të ruash interesat e gjeneratës së ardhshme./Express/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>