Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Shkatërrohet banda e heroinës, 6 persona vihen në pranga

$
0
0

Policia e Tiranës vuri në pranga gjashtë persona, pasi u kapën me 22 doza heroine.
Bëhet me dije se këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar.

Policia bën me dije se janë arrestua Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaron se këta shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar. Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, pasi është bërë e mundur që tiu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

– 10 telefona celular.

– 1 Motorcikletë.

Operacioni i koduar “Vjeshta” u zhvillua sot nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionnale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 283-25 i Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>