Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se ende nuk dihet kthimi i Listës Serbe në institucionet e Kosovës, raporton “Zeri.info”.
Ai ka thënë se në lidhje me kthimin e tyre në institucionet e Kosovës janë duke biseduar edhe me qeverinë e Serbisë.
“Sa i përket kthimit në institucione, ne do të vazhdojmë bisedat me Qeverinë e Serbisë dhe të Kosvës dhe pres që në ditët në vijim kjo të sjell rezultate”, ka deklaruar Simiq, pas dorëzimit të Ligjit për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese.