Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Një person i lënduar në një aksident trafiku në Peran (Foto)

$
0
0

Një person ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:21 minuta në fshatin Peran të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Lajmin për aksidentin e ndodhur e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha për Llapi.info se nga ky aksident në të cilin janë përfshirë tri vetura deri më tani është vetëm një person i lënduar.

“Sot rreth orës 17:21 minuta një aksident ka ndodhur në fshatin Peran në të cilin janë përfshirë tri vetura, nga i cili deri më tani kemi informata se vetëm një person është i lënduar. Për tretman mjekësor i lënduari është dërguar në Emergjencë në Podujevë” tha Bislimi.

Ndërsa, për të lënduarin mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës tha se gjendja e tij është stabile.

“Një djalë ka marrë disa lëndime nga ky aksident dhe tashmë gjendja e tij është stabile” tha ai.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira veturat e tipit Golf 5, Golf 4 dhe Kombi 2- sh./Llapi.info

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin./Llapi.info

2

3


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>