Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar lojtarët e përfaqësueses së Kosovës të cilët kanë zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Kroacinë më 6 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Mustafa me këtë rast ka thënë se pret ndeshje të fortë të enjten nga djemtë e Kosovës, e sidomos, siç tha ai, “kur kemi mbështetjen e fuqishme të “Dardanëve””, raporton Koha.net.
Ai theksoi se “ndeshja kundër miqve kroatë është historike andaj ne duhet t’ia japim shkëlqimin e merituar”.
Sipas fotografive që i ka publikuar stafi i Mustafës në faqen e tij në Facebook, shihet ky i fundit duke i nënshkruar fanellat e lojtarëve të përfaqësueses.