Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk ka të ndalur. Madje veturat zyrtare po përdoren edhe për kryerjen e shërbimeve personale.
Një lexues i portalit llapi.info na ka dërguar fotografitë nga Restauranti “Adriatik” pranë liqenit të Batllavës, ku në parking të restaurantit shihet vetura zyrtare e tipit Cors me targa 3Z – 130 – 08.
Sipas lexuesit, fotografitë janë realizuar rreth orës 15:00, ku ekziston mundësia që personat zyrtarë të kenë qenë në ndonjë takim zyrtar. Por cfarë takimesh zyrtare kanë bërë te liqeni, le të sqarohet nga zyrtarët që kanë vozitur këtë veturë. /Llapi.info