Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Kryetari Veseli bëri homazhe pranë varrit të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci

$
0
0
Sot, në 18-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë vendit ku prehen këta heronj, në Shkabaj të Drenasit.
 
Me këtë rast, kryetari Veseli përkujtoi rrugën e tyre, duke theksuar se Fehmi dhe XhevëLladrovci, në rrugëtimin e tyre, kishin një qëllim, të arrinin gjallë në Drenicë, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për informim e Kuvendit, shkruan lajmi.net.

“Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Arritën që të ndalnin vërshimin e trupave okupatore, ushtrisë e policisë serbe, mbi qytetarët e pafajshëm. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t’i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Sot, në 18-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respekt dhe krenari”, theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Kuvendit shtoi se ende ka shumë për të bërë ndaj qytetarëve dhe ndaj këtij vendi, që të ketë më shumë siguri, perspektivë dhe zhvillim, si shtet i pavarur dhe sovran. /Lajmi.net/

14393190_10211368394623534_1964987499_o14408226_10211368394943542_1400181318_o14453901_10211368394423529_1094573405_o


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>