Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36225

Kearns: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë

$
0
0

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësimin e saj për kërcënimet e BE-së ndaj Kosovës nëse Qeveria e Kosovës vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit.

Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017, dhe ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat që BE-ja i ka imponuar Kosovës.

Kearns përmes një postimi në platformën X ka kritikuar BE-në për mosveprimin ndaj Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiq dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.

Sipas saj, ndëshkimi i Kosovës për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.

The post Kearns: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36225

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>