Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Komunikacionin, njofton Klan Kosova.
Ky këshill konsideron se gjobat që parasheh ligji janë të papërballueshme për xhepin e qytetarit të Kosovës dhe si i tillë paraqet mundësi të shtimit të korrupsionit, marrë parasysh pagat e policëve.
Po ashtu oferta që nëse paguhet dënimi brenda gjashtë ditësh të paguhet vetëm gjysma e tij, konsiderohet si ofertë e dyqaneve të ndryshme, krejt joserioze.
Për këtë arsye KMDLNJ ka dhënë sygjerimet e tij, në të cilat përfshihet kontrolli i pikave të kontrollimit teknik, vënia e kamerave policëve, aftësimi i kandidatëve për vozitës, e të tjera.
– ashpërsimin e politkës ndëshkimore për rastet e rënda sepse dënimet e shqiptuara me burg janë në shpërputhje të madhe me dëmet e shkaktuara.
– marrja e masave ligjore ndaj pikave të kontrolleve teknike të cilat nuk e kryejnë punën në përputhje me ligjin.
– aftësimi i plotë i kandidatëve për marrjen e lejes së vozitjes.
– krijimi i sistemit të kamerave apo një mekanizmi tjetër mbikëqyrës që e pamundëson korruptimin e policëve të trafikut.
– marrja e masave ligjore edhe ndaj shkelësve te ligjit të komunikacionit që bëjnë përpjekje t’i korruptojnë policët.
– përgjysmimi i dënimeve të shqiptuara që parashihen me Ligjin e ri per Komunikacion – konfiskimi i veturave që qarkullojnë në trafik që nuk janë të regjistruara dhe të siguruara.
– që periudha 3-6 muaj të shërbejë si pilot projekt , me ç’rast policët nuk do të shqiptonin dënime maksimale , para se t’i tërheqin vërejtje shkelësve të ligjit dhe t’u shqiptojnë dënime më të vogla . Pas fazës së pilot projektit dhe pas një analize dhe rishikimit të rezultateve do të fillohej me zbatimin e plotë të ligjit i cili edhe do të mund të rishikohej.