Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35857

Kosova dhe Hungaria të gatshme për të thelluar bashkëpunimin ekonomik

$
0
0

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Takimi ndërmjet tyre është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për takimin e komisionit të përbashkët ndërshtetëror Kosovë-Hungari, të cilin nga pala kosovare e kryeson zëvendësministri Murtezaj.

Me ketë rast zëvendësi i Enver Hoxhajt e ka falënderuar ambasadorin hungarez për ndihmën e vazhdueshme të shtetit të tij dhënë Kosovës dhe ka theksuar se “komisioni ndërshtetëror është duke bërë përgatitjet për takimin e parë lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, nga i cili takim pritet edhe të nisin projekte konkrete në fushën e ekonomisë”, transmeton Klan Kosova.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35857


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>