Si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut që përfshinë mbrëmjen e së shtunës qytetin e Durrësit, disa lagje dhe rrugë kryesore janë përmbytur.
Bëhet e ditur se lëvizja e automjeteve për më shumë se një orë ishte pothuajse e pamundur për shkak të nivelit të konsiderueshëm që arriti uji në disa zona në këtë qytet, lagje dhe rrugë, shkruan gazeta Shekulli.
Ndërkohë pas pushimit të reshjeve, situata nisi të përmirësohet. Por në shumë banesa dhe biznese ujërat kanë hyrë brenda duke shkaktuar dëme.