Shkodran Mustafi ka treguar se si karrierën e kishte nisur si sulmues, për të përfunduar më pas në mbrojtje
Mbrojtësi i Arsenal, Shkodran Mustafi, ka treguar se si karrierën i nisi si sulmues në Hamburg, por me kalimin e kohës kuptoi se ishte më i përshtatshëm si mbrojtës.
Mustafi e pranon se ai nuk reshti kurrë së luajturi në pozicione të ndryshme derisa i thanë se ishte më i përshtatshëm aty ku luan tani.
“E kam nisur si sulmues. Kur isha 14 vjeç firmosa për Hamburg dhe me kalimin e kohës kalova në mbrojtje. Luajta para mbrojtjes për disa ndeshje dhe në fund përfundova të luaj si qendërmbrojtës. U thirra në kombëtaren e U15 dhe atëherë vendosa që ky do të ishte pozicioni im”, tha Mustaf për Daily Mail.