Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Mourinho lavdëron Guardiolën

$
0
0

Portugezi ka insistuar se vëmendja duhet të jetë në fushë dhe jo në rivalitetin mes tij dhe homologut të tij tek City.

 

Jose Mourinho ka thënë se rivaliteti mes skuadrave nga Manchesteri, United dhe City, nuk duhet të vendoset në nivel trajnerësh, megjithëse e ka pranuar se homologu i tij është trajner shumë i mirë.

Mourinho dhe Guardiola ishin kolegë tek Barcelona, por raportet e tyre u prishën kur portugezi drejtonte Real Madrid, ndërsa spanjolli katalunasit.

Këtë fundjavë ata do të përballen edhe një herë, por Mourinho insiston se vëmendja duhet të jetë tek lojtarët.

“City është skuadër e fortë. Ishin shumë të mirë vjet, parvjet, ndoshta kanë qenë të tillë që nga ndërrimi i pronarëve”.

“Është skuadër shumë e mirë, që ka një menaxher goxha të mirë po ashtu. I respektojmë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>