Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Ragip Xhaka: Më e pakta që pres “Një falje publike”

$
0
0

Si rrallë ndonjëherë Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës, qëndroi larg mediave dhe kundërpërgjigjeve, kur djali i tij, Graniti me të padrejtë u fye dhe u akuzua si tradhtar nga shumë tifozë dhe media, transmeton Koha.net.

Ai i qëndroi larg mediave dhe vëmendjes edhe kur Graniti iu drejtua të gjithëve me një letër të hapur.Por, pikërisht tani kur FIFA zyrtarisht njoftoi se asnjë nga lojtarët që ka marrë pjesë në EURO 2016 nuk ka të drejtë të ndërrojë përfaqësuesen, reagon me mençuri edhe Ragip Xhaka.

Ja dhe reagimi i plotë i tij:

Të nderuar media sportive, të nderuar tifozë, të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës! Me një shpejtësi të rrufeshme hodhët baltë mbi djemtë e mi duke i etiketuar si tradhtarë apo si njerëz që e shesin veten për para, ose edhe më keq, kur dikush edhe kërcënonte që të mos vijmë në Kosovë, etj etj etj.

Që ta dini shpirti me ka dhimb, zemra më ka lëshuar, sepse isha 100% i bindur se po akuzoni me të padrejte sepse ju edhe nuk i dinit të gjitha. Kam kaluar netë pa gjumë, doja të reagoja, por ndoqa këshillën e djalit tim që edhe pse në moshë të re, si një burrë i mençur më tha: “Baba rri i qetë e drejta vonon por nuk harron”.

Dëgjova këshillën e Granitit dhe heshta. Heshta duke respektuar vendimin dhe mençurinë e djalit, por shpirti më dhimbte.

Graniti pak ditë më vonë iu drejtua të gjithëve me një letër të hapur, sepse ai nuk mund të duronte kaq shume të pa vërteta dhe padrejtësi. Aty ai sqaroi gjithçka dhe ishte shumë i saktë.

Unë si baba kisha shumë e shumë gjëra të tjera për të thënë, por përsëri heshta, sepse besova tek e drejta dhe forca e së vërtetës, tek djali im. Letra u shpërnda dhe u kuptua në masë të gjerë, por prapë kishte nga ata që thoshin. “Pse të jenë të vërteta të gjitha këto që shkruan Granit Xhaka?” E dija dhe isha i bindur që një ditë gjithçka do sqarohej, por jo që zoti dhe e drejta do e sillnin brenda një jave. E pikërisht tani FIFA organi më i lartë i futbollit botëror, sqaroi pikërisht gjithçka çfarë Graniti kishte thënë në letrën e hapur.

Gjithë ditën e lexoja dhe nuk mund ta besoja që e drejta e djalit tim doli në një kohë rekord, por edhe pse shumë i lumtur për një drejtësi dhe moral të vënë në vend, nuk doja përsëri të komentoja dhe të zgjatem tek askush nga ata që hodhën baltë mbi djemtë e mi, por dua t´u drejtohem të gjithëve me një pyetje-kërkesë për të gjithë ata që shkruan, ofenduan edhe shanë.

Ragip Xhaka në emër të familjes XHAKA ju pyet: “A nuk e ka merituar tani XHAKA një falje publike, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë??” Unë them që po! Kjo është më e pakta që ju mund të bëni, sepse dëmin shpirtëror ju kurrë nuk do mund të na e ktheni. Ato media, ata tifozë edhe për më së shumti Federata e Futbollit të Kosovës duhet të dalin në një prononcim me një falje publike. Ky është minimumi i minimumit që mund të bëni sepse më shumë as nuk keni në dorë dhe as nuk mund ta realizoni. Një kërkim falje na e keni borxh mua, familjes Xhaka edhe gjithë shqiptarisë.

Xhakat do nderojnë shqiptarët kudo që janë dhe do jenë një shembull i mire për të gjithë, ambasadorë të vërtetë.

Me respekt Ragip XHAKA dhe familja.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>