Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Jahjaga në takim lamtumirës me shefin e UNMIK-ut

$
0
0

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë e Presidencës, e para e shtetit e vlerësoi i punën e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.

Duke folur për të arriturat e Kosovës, Jahjaga tha se vendi po konsolidohet ndërkombëtarisht dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në OKB.

Ndërkaq, Zarif çmoi lart lidershipin e saj dhe rolin që ka luajtur si faktor uniteti në vend.

Ai i vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për punën e institucioneve dhe për popullin e Kosovës. /Telegrafi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>