Sëmundja Gungore e lëkurës tek gjedhet ka kohë që ka goditur Kosovën, duke shkaktuar humbje tek fermerët e gjedheve.
Kjo sëmundje ka kapur të papërgatitur institucionet në rrafshin e vaksinave, transmeton Koha.net. Së fundi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shpallur fituesin e tenderit.
Sipas njoftimit të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Kompania “Fauna” do të marrë 488,800.00 euro për të siguruar vaksina për Sëmundjen Gungore të lëkurës tek gjedhet (SGL).