Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Ymeri: Klani “Pronto” dështoi ta legjitimojë tradhtinë në Kuvend

$
0
0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në konferencën e jashtëzakonshme për medie, tha se klani apo treshja “Pronto”, dështuan ta legjitimojnë tradhtinë në Kuvend.

“Kjo treshe kriminale dështuan ta cungojnë territorin e Kosovës. Kjo është një fitore e qytetarëve. Demarkacioni nuk u fut në rend dite edhe pse kishin premtuar që më 1 shtator ta votojnë tradhtinë. Kjo ishe premtuar edhe nga Thaçi”, tha Ymeri.

Sipas tij, Beogradi po fuqizohet karshi Kosovës me faktorizimin e listës serbe.

“Lista Serbe po faktorizohet nga Isa dhe Thaçi. Tash e një vit ne kemi thënë se kjo marrëveshje duhet të rishikohet nëse duan që të kalojë ky ligj” , tha tutje Ymeri.

Ymeri tha se qytetarët e Kosovës në protestën e sotme, treguan se edhe në të ardhmen, nuk do të lejojnë që projektligji për demarkacionin me Malin e Zi të votohet.

Qytetarët e Kosovës siç i pamë sot në protesta kanë sakrifikuar, nuk do ta lejojnë as në të ardhmen të votohet”, tha Ymeri.

Ai shtoi se kjo qeveri duhet të largohet që mos të mbetet e uzurpuar nga siç tha ai klani mafioz.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i VV-së, Dardan Molliqaj, ka folur për arrestimin e djeshëm të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nën dyshimin e se ata kishin organizuar sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>