Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka sulmuar zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, nisur nga një intervistë e këtij të fundit dhënë një prej medieve të vendit.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se megjithëse priste që Gorani “ta civilizonte Vetëvendosjen”, ai ngjason shumë me Dardan Molliqajn, që ditë më parë pati thënë se do të tërhiqen zvarrë rrugëve zyrtarët e korruptuar të pushtetit, nëse subjekti opozitar merr pushtetin.