Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë për 6 të arrestuarit, aktivistë të Vetëvendosjes.
Gjykata do të bëjë publik vendimin nesër derisa ata janë dërguar në mbajtje.
Këtë për KTV-në e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi që mbron Petrit Ademin.
Ai ka treguar se Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të arrestuarit çka është kundërshtuar nga mbrojtja.