“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare,” tha kryetari i komunës së Gjilanit duke shtuar se para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha të martën se ka qenë gjithçka ligjore në atë që Prokuroria pretendon se ai e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme.
Haziri ka reaguar pas lajmit për ngritjen e aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj tij.
“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare,” tha kryetari i komunës së Gjilanit duke shtuar se para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Ndërsa, administrata e re ka filluar së zbatuari ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, duke bërë menaxhiminn e parkingjeve dhe pronës publike në bazë të ligjit dhe duke shfrytëzuar të gjitha procedurat konform ligjit”, u shpreh ai.
“Prandaj, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Përkundrazi, nga një shfrytëzim kundërligjor i parkingjeve, e kam kthyer në shfrytëzim sipas ligjit dhe atë në mënyrën më transparente të mundshme”.
“Dikujt i ka penguar kjo, por koha do ta dëshmojë”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.