Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka zbuluar se përfaqësuesja e Kosovës do të jetë e izoluar deri me 5 shtator.
Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës do të hyjnë në karantinë, në një qeder Sportive në rrethinën e Helsinkit, para ndeshjes me Finlandën.
Këtë e ka konfirmuar selektori i Kosovës, Albert Bunjaki gjatë një konference për media, përcjell Express.
“Ne do të luajmë ndaj Finlandës. Është gjendje e vështirë dhe kërkon një menaxhim të mirë të situatës. Kjo është arsyeja pse deshëm të bënim qendrën stërvitore larg Kosovës, të izoluar nga mediat apo familjarët’, ka deklaruar Bunjaku.
“E dimë që do të vijnë lojtarë të rinj, kemi nevojë që të punojmë, të lidhemi sa më shpejt dhe na nevojiten 4 ditë qetësi. Shpresoj që ta kuptoni situatën”, ka shtuar ai. /Express/