Besart Berisha përfundimisht ka vendosur që të kthehet dhe të luaj për Kombëtaren e Kosovës.
Sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berishë i ka thënë po ftesës së përzgjedhësit Albert Bunjaki për t’u kthyer dhe për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës.
Ai për të luajtur për Kosovën ka bërë sakrificë të madhe, duke hequr dorë edhe nga shtetësia gjermane.
Ky veprim i Berishës po ashtu do të ketë edhe pasoja ekonomike, pasi duke hequr dorë nga shtetësia, Berisha konsiderohet si i huaj dhe duhet të paguaj shumë më shumë taksa nga pasuria e tij disa milionëshe.
Ky është një leksion për futbollistët e tjerë që kanë refuzuar t’i bashkohen Kosovës dhe atyre të tjerëve që ende nuk kanë vendosur. /Express/