Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912

Lufta antidrogë në Shqipëri, asgjësohen 39.355 bimë kanabis

$
0
0

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion masiv kundër kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë territorin e vendit. Aksioni është shtrirë në Memaliaj, Shkodër, Lezhë, Dibër e Kukës, ku u asgjësuan 39.355 bimë kanabisi, transmeton oranews. Për asnjë nga rastet nuk ka persona të ndaluar. Në aksionin e zhvilluar në Memaliaj morën pjesë dhe efektivë të FNSH-së.

Në Memaliaj u asgjësuan plot 18 200 bimë kanabisi. Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Memaliaj dhe Forcat e FNSH -së.

Bimët u gjetën në vendin e quajtur “Marglliç”, Kalivaç të njësisë administrative Krahës në 25 parcela, të cilat ishin hapur rishtas.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 15752 bimë narkotike të kultivuara në 70 parcela.

Bimët u gjetën të kultivuara në zonën e komunës Pult, të Shkodrës. Policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve.

Materialet Proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Aksioni antidrogë ka vijuar edhe në të gjithë qarkun e Lezhës.

Policia zbuloi 21 parcela në Kurbin dhe Mirditë 1500 bimë kanabis.

Konkretisht:

Në Mirditë, në vendin e quajtur Përroi-Seftes fshati Blinisht u asgjësuan 563 bimë në 7 parcela.

Në Kurbin, në vendin e quajtur Malbardh u konstatuan dhe u asgjësuan 937 bimë në 14 parcela.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Materialet u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në qarkun e Dibrës u goditen 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ku u asgjësuan 788 bimë kanabis.

Në Dibër, në vendin e quajtur “Zall-Kalis”, u gjetën të kultivuara 530 bimë kanabis ndërsa dy rastet e tjera u evidentuan në Bulqizë, konkretisht.

Në fshatin Radovesh, Bulqizë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 108 bimë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Në fshatin Sopot, Bulqizë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 150 bimë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, si dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq në Kukës dhe Tropojë janë asgjësuar 3115 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Përkatësisht u konstatuan dhe asgjësuan 3050 bimë narkotike në në fshatin Dobergosh në vendin e quajtur “Bjeshkët e Dobergoshit”, në Tropojë.

Ndërsa në Kukës janë asgjësuar 65 rrënjë bimë narkotike në fshatin Kalisë, në vendin e quajtur “Kodra Sukë”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35912


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>