Milan është vënë pas mbrojtësit francez, Eliaquim Mangala.
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është në kërkim të një qendërmbrojtësi për edicionin e ri, pasi nuk është i kënaqur me fazën mbrojtëse.
Ai tashmë ka shenjëstruar mbrojtësin francez të Manchester Cityt, Eliaquim Mangala, i cili nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola, shkruan Tuttosport.
Milan e dëshiron në formë huazimi Mangala, por do të ketë konkurrencë të vështirë, pasi për lojtarin po interesohet edhe Valencia.