Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Komuna e Pejës legalizon 22 ndërtime pa leje prej 120 sa ishin në tërësi

$
0
0

Muajt e fundit nuk ka pasur fare interesim prej qytetarëve për legalizimin e shtëpive dhe objekteve të ndërtuara pa leje, për shkak se siç thonë në Urbanizëm, janë në pritje të ndryshimit të Ligjit të legalizimeve, i cili do të jetë më i favorshëm për qytetarë me çmimin e taksave për legalizim seç kanë qenë deri tasht ato taksa që edhe i kanë ftohur qytetarët për t’i shkuar deri në fund procedurës, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoria e Urbanizmit e Pejës, nuk ka qenë shumë e munduar nga qytetarët më aplikime për procedurën e legalizimit të ndërtimeve pa leje, duke pasur parasysh numrin prej 13 mijë e 509 kërkesa të paraqitura për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje para dhe pasluftës në tërë territorin e Komunës së Pejës.

Nga i gjithë ky numër vetëm 120 veta kanë aplikuar për procedurën e legalizimit të objektit. Ata që kanë aplikuar për marrje të lejes, kanë kaluar apo duhet të kalojnë procedurat e nxjerrjes së dokumentacioneve të nevojshme për legalizim objekti. “Prej 120 vetave që kanë aplikuar, janë lëshuar deri tashti 22 leje të legalizimit”,

tregon drejtori i Urbanizmit, Sali Lajçi, për numrin e qytetarëve që kanë përfituar nga Ligj i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Aplikimet e fundit për legalizim janë bërë disa muaj më parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>