Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35795

O’Connell tregon se çka preferon në Kosovë

$
0
0

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell në një status në Facebook ka shtruar një pyetje se cila është Kosova e vërtetë. Ajo me sukseset e Majlinda Kelmendit dhe këngëtares Dua Lipës, apo nepotizmi, gazi lotsjellës dhe dhuna.

Majlinda Kelmendi të dielën fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” derisa këngëtarja Dua Lipa sot do të mbajë koncertin e saj të parë në Prishtinë.

Sot në mbledhjen e komisionit parlamentar për politikë të jashtme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi hodhi gaz lotsjellës, duke bllokuar punën e komisionit që po diskutonte për demarkacionin me Malin e Zi.

O’Connell në statusin e tij në Facebook ka pyetur: “Cila është Kosova e vërtetë?
Sukseset e Majlindës e të Duas? Apo nepotizmi, gazi lotsjellës dhe dhuna?
Unë e di cilën e preferoj”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35795


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>