Ditët e nxehta në Tiranë duket se ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut.
Që prej pasdites së djeshme kryeqyteti është mbuluar nga reshje të dendura shiu dhe me ulje të lehtë të temperaturave.
Ndonëse jemi në fillim të muajit gusht, për ata që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të dielë, duhet të marrin edhe çadrat me vete.
Ditën e stome do të mbizotërojë moti i vranët dhe me reshje shiu. Në zonat malore temperaturat maksimale do të arrijnë në 27 °C në dhe ato minimale në 19°C. Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare termometri do të shënojë deri në 33 °C dhe temperatura më e ulët 21°C.