Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Italia arreston tetë persona të lidhur me ISIS-in

$
0
0

Policia italiane të premten arrestoi tetë persona, nën dyshimin e kontrabandës me njerëz dhe falsifikim të dokumenteve, duke thënë se udhëheqësi i bandës ishte betuar për besnikëri ndaj shtetit islam, shkruan Reuters.

Grupi i përbërë nga tetë persona jo-italianë, ka përdorur kontrata të rreme të ofruara nga një kompani bashkëfajtore tekstili në veri të Napolit për të marrë viza të punës për refugjatët e parregullt, tha policia italiane në një deklaratë.

Kreu i bandës së dyshuar kriminale ishte 41 vjeçari Mohamed Kamel Khemiri, një tunizian i cili kishte qenë më parë i arrestuar nën akuzën e kontrabandës së drogës.

Khemiri ishte bërë një islamist radikal dhe është nën hetime për akuzat e terrorizmit, tha policia, transmeton KosovaPress.

“Për sa kohë që unë jetoj do të jem një njeri i Shtetit Islamik, dhe në qoftë se unë vdes u bëj thirrje që të bashkoheni me mua”, ka thënë Khemiri , duke folur arabisht, në një bisedë telefonike të regjistruar nga policia në janar të vitit 2015, u tha gazetarëve prokurori Luigi Alberto Cannavale


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>