Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Shqipëria me 6 sportistë në Lojërat Olimpike

$
0
0

Nuk janë 5 por 6 sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Olimpike të Rios.

Peshëngritësja Evangjeli Veli do t’i bashohet delegacionit shqiptar, pasi në orët e fundit, Federata e Peshëngritjes ka marrë një ftesë shtesë dhe në këtë mënyrë, Veli do të garojë me më të mirat e planetit në kategorinë 53 kg.

Lajmin e bën të ditur edhe Federata Ndërkombëtare, duke konfirmuar ftesën për një shtangiste femër dhe në këtë rast është Veli që do të udhëtojë drejt Brazilit për të përfaqësuar shtangën shqiptare në kategorinë e femrave pas vendit të pestë të regjistruar në Europian.

Në fakt është Rusia ajo që ka dhuruar një asist për Shqipërinë pas pezullimit të garuesve nga Rusia për shkak të skandalit të dopingut.

Në këtë mënyrë, në total 8 sportistët rusë, 3 femra dhe 5 meshkuj u përjashtuan dhe ata do të zëvendësohen me disa sportistë nga disa vende të ndryshme të botës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>