Fqinjët e sulmuesit të Munihut, Ali Sonboly, i cili la të vdekur 9 persona dhe plagosi 27 të tjerë, e kanë përshkruar atë si një “djalë të qetë, dhe të vetmuar”.
Nga sulmi që kreu 18 vjeçari gjermano-iranian vdiqën edhe tre shqiptarët, Dijamant Zabërgja (21), Armela Sagashi dhe Sabina Sulaj, transmeton Koha.net.
“Asnjëherë nuk e kam parë atë, ai ishte i largët, ani nuk e tërhiqte asnjëherë vëmendjen. Kam dëgjuar se ai dërgonte gazeta. Një djalë krejtësisht i padyshimtë dhe jam e befasuar që kjo ka ndodhur në lagjen tonë”, thotë fqinja e Sonbolyt për Euronews.
Kurse fqinji i dytë thotë se, “sa herë që e kam parë, ai ishte vetëm. Nuk e di nëse ka pasur miq apo jo sepse asnjëherë nuk e kam parë me miq. Nuk e di, apo me vajza. Mendoj, ai është 18 vjeç dhe asnjëherë nuk e kam parë me ndonjë vajzë. Ndoshta, mendoj se pasi nuk ka qenë asnjëherë me ndonjë vajzë, ai ishte i vetmuar”.
Më tutje një fqinj i tretë për Euronews thotë se gjithmonë kur takohej me të përshëndetej, por se dje nuk e kishte përshëndetur.
“Ne gjithmonë i thoshim njëri-tjetrit ‘tungjatjeta’, por asgjë më shumë. Dje, kisha marr një Red Bull nga një kafe dhe po pija duhan, dhe e pashë atë me babanë e tij. Ai madje as nuk më shikoi, nuk më tha ‘tungjatjeta’. Ai vetëm eci tutje, i thash vetes se çka ka problem ky djalë?. Ai ishte me të vërtetë një djalë i heshtur. Si djalë i vogël luante futboll me ne në parkun Massmann, por kur u rrit nuk ishte i interesuar në sport”, shprehet një fqinj tjetër i tij.