Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Karaxhiq u ankua kundër dënimit me 40 vjet për gjenocid

$
0
0

Ish-lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është ankuar ndaj vendimit për dënim me 40 vjet burg për gjenocid dhe i ka akuzuar gjyqtarët e Tribunalit të Hagës se “e kanë bërë atë subjekt të procesit politik”.

Avokati i Karaxhiqit, Peter Robinson, tha sot në Hagë se klienti i tij “ishte subjekt i procesit politik, që thjesht ishte i projektuar për ta konfirmuar demonizimin e tij dhe të popullit serb të Bosnjës”.

Radovan Karaxhiq, 71 vjeçar, më 24 mars është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, për gjenocid gjatë masakrës së Srebrenicës, ku janë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë.

Ai, po ashtu, ishte shpallur fajtor për nëntë krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bonsjë Hercegovinë, në periudhën 1992-95, përfshirë bllokimin e Sarajevës, me ç’rast kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.

Avokati Robinson tha se procesi kundër Karaxhiqit ishte jokorrekt dhe se gjyqtarët “e parasupozuan fajësinë e tij dhe pastaj e konstruktuan gjykimin për ta arsyetuar parasupozimin e tyre”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>