Një vjedhje ka ndodhur rreth orës 15:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, persona të panjohur deri me tani kanë depërtuar brenda një shtëpie në pikë të ditës.
I dëmtuar e ka raportuar rastin në Policinë e Podujevës, ku deklaruar se hajnat i kanë vjedhur disa pajisje të punës.
Por, përveç kësaj, i njëjti ka thënë se i është vjedhur edhe një pushkë gjuetie, e cila kishte leje të skaduar.
Rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info
The post Hajnat hynë në një shtëpi në pikë të ditës në Podujevë appeared first on Llapi.info.