Ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, ka thënë se rritja e azilkërkuesve shqiptar në vendin e tij rrezikon procesin e integrimit në BE
Në një intervistë televizive ai është shprehur se Qeveria duhet të rikthejë shpresën për shqiptarët, që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
“Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë do të ishte i pari që do të ndjente pasojat”, shpjegon Hoffman për “Abc News”.
Ai thotë se Berlini po ndërmerr hapa për përshpejtimin e shkurtimit të procedurave për kërkesat e azilit në Gjermani, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk kanë shanse për të përfituar azil në vendin e tij.
Hoffman deklaroi se ekziston një listë me 80 profesione, për të cilat vendi i tij është i interesuar për këdo nga Shqipëria që dëshiron të kërkojë punë legalisht në vendin e tij.