Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36123

Kurti premton rritje të buxhetit për ushtrinë: Në vitin tjetër do të jetë 20% më i lartë se sivjet

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se do të rritet përsëri buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

“Më shumë për mbrojtjen e sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë, se sa sivjet. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Këtë vit buxheti për mbrojtje për herë të parë ishte mbi 100 milionë euro dhe ishte rreth 52 % se sa vitin e kaluar”.

“Në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20% më i lartë se sa sivjet…..në 19 muajt e fundit ushtrisë tonë u janë shtuar 1237 ushtarë të rinj. Me ndryshimet ligjore që kemi bërë muajt e fundit, FSK ja nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç”, tha ai, duke inkurajuar të rinjtë e Gjakovës që të aplikojnë në FSK.

The post Kurti premton rritje të buxhetit për ushtrinë: Në vitin tjetër do të jetë 20% më i lartë se sivjet appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36123

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>