Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36153

Formacioni zyrtar i Zvicrës ndaj Serbisë

$
0
0

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të startojnë te Zvicra për ndeshjen kundër Serbisë, që zhvillohet në kuadër të Grupit G. Kjo ndeshje nis në orën 20:00 dhe zhvillohet në “Stadium 974”.

Shaqiri është kthyer në formacion pas mungesës ndaj Brazilit për shkak të një shqetësimi në muskulin e kofshës.

Xhaka do të luajë përkrah Remo Freulerit para mbrojtjes, e cila përbëhet nga Ricardo Rodriguez, Fabian Schar, Manuel Akanji e Silban Widmer.

Në portë do të jetë portieri i dytë, Gregor Kobel, i cili ka zëvendësuar Yann Sommerin me grip.

Shaqiri do të luajë në krahun e djathtë dhe së bashku me Djibril Sowin e Ruben Vargasin, do ta përkrahin Breel Embolon që do të luajë si sulmues i vetëm.

Zvicra i ka tri pikë, dy më shumë se Serbia dhe me fitore do të avanconte në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

The post Formacioni zyrtar i Zvicrës ndaj Serbisë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36153

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>