Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Si ti shmangni pasojat negative të qëndrimit ulur

$
0
0

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rrit rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, kanë treguar dy studime të reja amerikane.

Për të shmangur sa më shumë problemet që na vijnë nga qëndrimi ulur është e rëndësishme që ccdo një orë çohuni nga karrigia dhe të paktën për pesë minuta bëni çka do, përveç se të qëndroni ulur.

Shkuarja në tualet, marrja e një gote ujë, shëtitja nëpër shkallë apo rreth ndërtesës janë hapat e parë në drejtim të përmirësimit të shëndetit.

Do të ishte e shkëlqyeshme që çdo disa orë në punë të bëni disa ushtrime të zgjatjes. Por me e rëndësishme është, theksojnë mjekët, që pas punës të mos vazhdoni të qëndroni gjatë tërë mbrëmjes para televizorit.

Sa më aktiv të jeni në kohë të lirë, më të shëndetshëm do të jeni, thonë mjekët. E njëjta vlen edhe për ata të cilët ditën në punë e kalojnë në këmbë.

Femrat të cilat qëndrojnë ulur nga tetë orë në ditë kanë rrezik më të madh nga zgjerimi i venave të gjakut. Ushtrimet rekomandohen edhe për sëmundjen më të përhapur të njeriut modern, të punësuar – stresin./Albeu


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>