Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook pas fitores së Shqipërisë.
Ai ka thënë se lojtarët e kombëtares sonë shkëlqyen sot kundër Rumanisë.
Ky është postimi i Mustafës në Facebook:
Shqipëria na bëri sërish krenar në maksimum. Plot zemër dhe talent, lojtarët e kombëtares sonë shkëlqyen sot kundër Rumanisë.
Por, një meritë e veçantë shkon për tifozët mbresëlënës kuq e zi, të cilët ishin të jashtëzakonshëm sot në Lion.
Shpresojmë të kualifikohemi në xhirot e mëtejshme dhe të vazhdojmë të lemë mbresa pozitive te të gjithë evropianët. Urime fitoren plotësisht të merituar!