Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Në autobus pa para nëse lexoni libër

$
0
0

Një qytet në Rumani ka ofruar një stimulim shumë të madh për këdo që preferon të lexojë libër përderisa është duke udhëtuar me transportin publik.

Për një javë në qershor, qyteti i Cluj-Napoca ka lejuar pasagjerët që të udhëtojnë pa para, për aq kohë sa ata kanë lexuar një libër në bord.
Ky propozim ishte dhënë nga një dashamirës i librit, Victor Miron, i cili kishte thënë se dëshiron që të stimulojë më tepër njerëzit që të lexojnë, përderisa janë duke udhëtuar, raporton Metro.

Victori i kishte propozuar këtë ide kryetarit të komunës, i cili më pas e kishte shpërndarë këtë ide në facebook, e që është mirëpritur shumë nga njerëzit, transmeton Koha.net.

Pas një viti ky projekt është vënë në jetë dhe për një javë të qershorit. Në këtë qytet të gjithë që kanë lexuar gjatë udhëtimit në transportin publik nuk kanë pasur nevojë të paguajnë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>