Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Franca gjithnjë ka shkëlqyer në turnetë që i ka organizuar

$
0
0

Përfaqësuesja e Francës e ka shprehi të përmbushë pritjet kur një turne i madh organizohet në shtëpi të saj.

Franca kishte fituar titullin e Evropës në vitin 1984, kur Michel Platini e kishte udhëhequr Francën drejt triumfit me një rekord të golave në një Evropian, prej nëntë sosh.

Më pas fitoi Botërorin 1998 po ashtu në Francë, ku Zinedine Zidane me dy gola e kishte inspiruar fitoren 3:0 të Francës në finale ndaj Brazilit. Por, fituesja e Evropianit 2000 dhe nënkampionia e botës në vitin 2006, ka pasur vështirësi të lërë gjurmë në turnetë e fundit, duke dështuar të kalojë fazën e grupeve në “Euro 2008” dhe Botërorin 2010, ndërsa arriti në çerekfinale në Evropianin 2012 dhe në Botërorin 2014.

Të dhëna për Francën

  • Rezultati më i mirë: kampione më 1984 dhe 2000
  • Trajner: Didier Deschamps
  • Golashënuesi më i mirë: Thierry Henry (51 gola)
  • Më së tepërmi paraqitje: Lilian Thuram (142 ndeshje)
  • Federata e formuar: më 1919
  • Nofka: Të kaltrit

Franca ka marrë pjesë gjithmonë në kampionate evropiane, që kur dështoi të kualifikohej në vitin 1988, që ishte një përfundim i hershëm i mbrojtjes së titullit që e kishte fituar katër vite më herët. Triumfi i dytë erdhi në Evropianin 2000, duke u bërë përfaqësuesja e dytë pas Gjermanisë Perëndimore (1972 dhe 1974) që kishte mbajtur në të njëjtën kohë titullin e botës dhe të Evropës. Këtë e arriti edhe Spanja, madje shkoi aq larg duke fituar tre turne të mëdhenj rresht (Euro 2008 dhe 2012 dhe Botërorin 2010). Në triumfin e fundit në Evropianin në vitin 2000, Franca e kishte pasur mjaft ngusht punën.

Në gjysmëfinale përballja ishte vendosur me një penallti në shtesa ndaj Portugalisë, ndërsa edhe në finale ndaj Italisë, Franca triumfoi krejt në fund. Fillimisht Sylvain Wiltord kishte shënuar një gol në çastet e fundit për të barazuar shifrat në 1:1, para se David Trezeguet të shënonte golin e artë në shtesa. Franca është kualifikuar në Euro 2016 si nikoqire. Do të tentojë t’i bashkohet Spanjës dhe Gjermanisë si përfaqësuese me tre tituj të Evropës, që mbajnë rekordin. “Synimi im nuk ka qenë të zgjedh 23 lojtarët më të mirë, por të zgjedh një grup që është në gjendje të shkojë shumë larg në këtë turne”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Ndonëse nikoqire ishte bërë një zgjidhje për Francën për të pasur më tepër ndeshje, duke e përfshirë në Grupin I eliminator që kishte pesë përfaqësuese, ndër to edhe Shqipërinë. Përballjet me Francën ishin miqësore.

Në miqësoret me Shqipërinë kishte humbur një ndeshje dhe kishte barazuar një. Por, inkurajuese gjatë miqësoreve ka qenë paraqitja e Paul Pogbas e Antoine Griezmannit. Pogba vlerësohet lojtari kyç i Francës. Ai, ndonëse 23-vjeçar, konsiderohet një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Ndërkohë ylli në rritje i Francës është mesfushori ofensiv Kigsley Coman, derisa ylli tjetër është Antoine Griezmann.

Franca është në mesin e favoriteve për të fituar “Euro 2016”. Ndër problemet që patën gjatë periudhës para Evropianit, ishte skandali i shantazhit mes dy reprezentuesve Karim Benzemas e Mathieu Valbuenas, që rezultoi edhe me lënien e yllit të Realit, Benzema jashtë Evropianit. Franca gjendet në Grupin A të “Euro 2016”, së bashku me Rumaninë, Zvicrën dhe Shqipërinë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>