Policia turke sot ka arrestuar katër persona në lidhje me një sulm me bombë makinë në Stamboll ku u vranë 11 persona.
Katër të dyshuarit janë nënshtruar marrjes në pyetje në selinë e policisë në Stamboll, raporton AP, duke iu referuar agjencisë turke shtetërore e lajmeve Anatolia.
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan tha se sulmi me bombë në Stamboll, është i pafalshëm dhe tha se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve.